Zyrtare/ Newcastle zgjedh trajnerin e ri

Ekipi anglez më në fund ka zgjedhur trajnerinqë do t’i udhëheq në vazhdim.

Skuadra e Newcastles pak ditë më parë shkarkoi trajnerin Steve Bruce shkaku i startit katastrofal të sezonit në Premier Ligë.

U përmenden shumë emra të njohur si Antonio Conte, Unai Emery, Paulo Fonseca si zëvendësues të Bruce.

Megjithatë, trajneri i ri i Newcastle United do të jetë, Eddie Howe.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe Howe do të nënshkruajë kontratë tre-vjeçare me ekipin anglez.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey