Zyrtare/ Sebino Plaku ndërron skuadër, por mbetet në Kosovë

Ishte folur prej ditësh, por tani vjen edhe zyrtarizimi. Sebino Plaku i jep fund aventurës së tij te Llapi i Podujevës, për t’u transferuar brenda kampionatit të Kosovës, por këtë herë te skuadra e Gjilanit.

Lajmi u konfirmua nga vetë klubi i Gjilanit nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ku thuhet se sulmuesi do të jetë në dispozicion të trajnerit Gentian Mezani në gjysmën e dytë të sezonit në IPKO Superligën e Kosovës.

Plaku u transferua pas një marrëveshjeje mes dy klubeve dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për Gjilanin, që këtë sezon po bën mjaft mirë dhe synon të rrëmbejë titullin kampion. Sulmuesi kryeqytetas ka një eksperienca të madhe në futbollin shqiptar, por edhe europian.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey