Zyrtari i lartë i LDK-së: Ata që dikur ishin në LDK, sot kanë mbetur rrugëve

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besart Dreshaj, ka thënë se partia që ai i takon, është parti serioze dhe me vlera, shkruan Insajderi.

Dreshaj përmes Facebook, ka thënë se ata që e shajnë dhe ofendojnë LDK-në, e bëjnë këtë sepse LDK-ja është pengesë për planet e tjerëve të dëmshme për shtetin. Ai gjithashtu ka folur edhe për anëtarët që dikur kanë qenë pjesë e LDK-së.

“ E disa që më parë ishin në LDK e sot kanë mbetur rrugëve, normal e ofendojnë sepse nuk janë lejuar ta shkatrrojnë LDK”, ka shkruar Dreshaj.

Se për kë e ka pasur fjalën, Dreshaj nuk ka përmendur emra konkret ndërsa në fund të shkrimit ka thënë se LDK do i fitojë zgjedhjet e ardhshme.

“Populli e dinë se me LDK ndërtohet shtet i shëndosh ku qytetari jeton lirshëm pa frikë dhe pa mërzi. Zoti e bekoftë LDK dhe Kosovën”, ka përfunduar ai./Insajderi.com/

The post Zyrtari i lartë i LDK-së: Ata që dikur ishin në LDK, sot kanë mbetur rrugëve appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 31, 2019 4:05 am ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=147987
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit