Zyrtarisht Aguero konfirmoi largimin nga City

Sergio Aguero njoftoi se zyrtarisht do të largohet në muajin qershor nga Manchester City si lojtar i lirë.

Citizens po ashtu bën në njoftim, aty ku thuhet se do të jetë një lamtumirë emocionuese, pas disa vitesh bashkëpunimi.

Mirëpo, sulmuesi argjentinas nuk do të ndalet me kaq dhe po kërkon një aventurë të re, pasi nuk arriti akordin për rinovimin e kontratës.

Lojtari 32-vjeçar raportohet se ka plotë pesë opsione në letër dhe që ende mund të luajë në nivele të larta.

Paris Saint-Germain, Barcelona, Inter, Independiente dhe Inter Miami, mund të jenë destinacionet e radhës për Agueron.

Ai do të jetë lojtar i lirë dhe skuadra e cila arrin t’i sigurojë shërbimet e tij, do të ketë luksin që të ketë në radhët e tyre një sulmues tejet efikas para golit. /Telegrafi

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey