Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Bekim Sali uron Kurtin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës

13 Sht 2026, 18:30

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për votimin e Qeverisë së re, duke e cilësuar këtë një hap të rëndësishëm për funksionimin e plotë të institucioneve të Kosovës.

“Ky është një hap i rëndësishëm për konstituimin dhe funksionimin e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës. Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së re u uroj shumë suksese në përgjegjësinë e tyre dhe punë të mbarë në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes së Kosovës.

Si vende mike dhe vëllezërore, Maqedonia e Veriut dhe Kosova vazhdojnë të kultivojnë marrëdhënie të veçanta dhe interesa të përbashkëta, prandaj besoj edhe në vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit tonë në të gjitha fushat. Urime dhe shumë suksese!”, ka shkruar Sali.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

LSDM godet ZNAM-in pas kalimit të 30 anëtarëve: Është satelit i Mickoskit Alarm: Mashtruesit përdorin emrin e “Safe City”, qytetarëve u dërgojnë gjoba të rreme! Durmishi i përgjigjet BDI-së: Badinteri nuk është monopol i askujt! Kujdes shoferë, nga nesër gjobat për pajisjet dimërore!