Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

QMK: Kamerat inteligjente alarmuan në kohë për zjarrin pranë Nikushtakut

20 Gus 2026, 13:00

Kamerat inteligjente të Qendrës për Menaxhim me Kriza kanë detektuar në kohë një zjarr në territorin e fshatit Nikushtak, në Komunën e Likovës, njoftojnë nga QMK. Pas alarmit, janë njoftuar menjëherë Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Kumanovë dhe “Pyjet Kombëtare” – Kumanovë, për ndërhyrje në terren. Nga QMK thonë se sistemi mundëson monitorimin e zjarrit në kohë reale dhe ndihmon në koordinimin e resurseve, si dhe në përcaktimin e drejtimit të përhapjes së zjarrit deri në lokalizimin dhe shuarjen e tij.

“Përmes sistemit për detektimin e hershëm të zjarreve pyjore me kamera inteligjente, të instaluar në Qendrën për Menaxhim me Kriza, në kohë është detektuar një zjarr në territorin e fsh. Nikushtak, Komuna e Likovës. Pas detektimit të zjarrit, menjëherë janë njoftuar Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Kumanovë dhe Ndërmarrja Publike „Pyjet Kombëtare“ – Kumanovë, me qëllim ndërmarrjen e masave përkatëse dhe intervenimin në terren. Sistemi për detektimin e hershëm u mundëson operatorëve në Sektorin për Operacione dhe Koordinim pranë QMK-së të kontrollojnë dhe drejtojnë kamerën, duke mundësuar që gjendja me zjarrin të monitorohet vazhdimisht në mënyrë vizuale dhe në kohë reale. Në këtë mënyrë, paralelisht me monitorimin e zjarrit, mundësohet edhe koordinimi dhe drejtimi në kohë i resurseve në dispozicion në terren, si dhe përcaktimi i drejtimit të përhapjes së zjarrit, deri në lokalizimin dhe shuarjen e plotë të tij”, shkroi Muhamed Ali, drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

VMRO-DPMNE: Alta Banka i ka dhënë kredi prej 5 milionë eurosh kompanisë së krushkut të Ali Ahmetit Lopët e Kriva Pallankës bëhen lajm botëror, AP publikon pamje të kaosit me mbi 1.000 krerë bagëti Temperatura më e ulët e mëngjesit është regjistruar në Kodrën e Diellit, 6 gradë Celsius Klekovski: Nevojitet forcim i kujdesit afatgjatë dhe paliativ në Maqedoninë e Veriut