Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Tre orë pritje në Tabanoc – mërgimtarët përballen me gjobat e kamerave “Safe City”

20 Gus 2026, 00:30

Radha të gjata janë regjistruar edhe në orët e mbrëmjes në pikën kufitare Tabanoc, në drejtim të daljes nga Maqedonia e Veriut.

Mërgimtarë që kanë ardhur për pushime në vendlindje i thanë Gazetës Flaka se presin gati tre orë për të kaluar kufirin.

Sipas tyre, një nga faktorët që po shkakton vonesa është zbatimi i gjobave të regjistruara nga kamerat e sistemit “Safe City”. Shoferët të cilët janë kapur në shkelje të rregullave të trafikut po detyrohen t’i paguajnë gjobat para se të vazhdojnë rrugën.

Pamjet nga Tabanoci tregojnë kolona të gjata automjetesh dhe pritje të zgjatura në pikën kufitare.

Mërgimtarët kërkojnë kalim më të shpejtë dhe menaxhim më efikas të fluksit të automjeteve gjatë sezonit të pushimeve. Gazeta Flaka

The post Tre orë pritje në Tabanoc – mërgimtarët përballen me gjobat e kamerave “Safe City” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

VMRO-DPMNE: Alta Banka i ka dhënë kredi prej 5 milionë eurosh kompanisë së krushkut të Ali Ahmetit Lopët e Kriva Pallankës bëhen lajm botëror, AP publikon pamje të kaosit me mbi 1.000 krerë bagëti Temperatura më e ulët e mëngjesit është regjistruar në Kodrën e Diellit, 6 gradë Celsius Klekovski: Nevojitet forcim i kujdesit afatgjatë dhe paliativ në Maqedoninë e Veriut