Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Tre viktima në dy aksidente të rënda trafiku në Shkup dhe Gostivar-Strazhë

13 Sht 2026, 00:00

Dy aksidente të rënda trafiku janë regjistruar gjatë natës në rajonin e Shkupit dhe Gostivarit, ku një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.

Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate në rrugën Ilinden–Milladinovc, pranë bazës policore “Brest”, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit.

Sipas Prokurorisë, një automjet “Opel Corsa”, me targa të Kumanovës, i drejtuar nga një 19-vjeçar nga Kumanova, është përplasur ballë për ballë me një “Hyundai i30”, të drejtuar nga një 51-vjeçar nga Marino.

Si pasojë e përplasjes, në vendngjarje kanë humbur jetën drejtuesi i “Hyundai”-it dhe djali i tij 18-vjeçar. Vajza e tij 18-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë.

Me lëndime të rënda janë dërguar në spital edhe drejtuesi 19-vjeçar i “Opel Corsës” dhe pasagjeri i tij, të cilët, sipas informacioneve fillestare, janë në gjendje të rrezikshme për jetën.

Prokurori publik ka urdhëruar kryerjen e autopsisë ndaj dy viktimave, ndërsa hetimet për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit vijojnë.

Ndërkohë, një tjetër aksident me pasojë vdekjen është regjistruar më 11 shtator, rreth orës 22:55, në rrugën magjistrale Gostivar–Strazhë, rreth 500 metra nga një objekt hotelier.

Sipas të dhënave të policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete “Golf”, njëri me targa të Gostivarit, i drejtuar nga A.I. (34) nga Çegrani, me pasagjer H.K. (28) nga Gostivari, dhe tjetri me targa të Tetovës, i drejtuar nga D.N. (21) nga Tetova, me pasagjer F.J. (21), po nga Tetova.

Në vendin e ngjarjes, mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të “Golfit” me targa të Tetovës, D.N. Tre personat e tjerë janë transportuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar, ku u janë konstatuar lëndime trupore.

Këqyrjen në vendin e aksidentit e kanë kryer Prokurori Publik dhe ekipi i këqyrjes nga Departamenti për Punë të Brendshme – Gostivar. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të të dyja aksidenteve. Gazeta Flaka

The post Tre viktima në dy aksidente të rënda trafiku në Shkup dhe Gostivar-Strazhë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

LSDM godet ZNAM-in pas kalimit të 30 anëtarëve: Është satelit i Mickoskit Alarm: Mashtruesit përdorin emrin e “Safe City”, qytetarëve u dërgojnë gjoba të rreme! Durmishi i përgjigjet BDI-së: Badinteri nuk është monopol i askujt! Kujdes shoferë, nga nesër gjobat për pajisjet dimërore!