175 zyrtarë policorë të Kosovës certifikuar për menaxhim të turmave
175 zyrtarë policorë të Kosovës certifikuar për menaxhim të turmave
Gjithsej 175 zyrtarë policorë të Njësive për Reagim të Shpejtë (NJRSH) kanë përfunduar me sukses trajnimin profesional në modulin “Ballafaqimi me Turma”, duke u certifikuar pas përmbylljes së ciklit të pestë dhe të fundit të këtij programi.
Trajnimi u organizua në pesë grupe dhe u zhvillua nga instruktorët e Drejtorisë së Njësisë Speciale Operative, në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë dhe në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, si transmeton IndeksOnline.
Programi u zhvillua nën mbikëqyrjen e Divizionit të Trajnimit, në kuadër të Departamentit të Burimeve Njerëzore të Policisë së Kosovës.
Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë përfaqësues të stafit udhëheqës të Departamentit dhe Divizionit të Njësive Speciale, instruktorë të NJSO-së, si dhe përfaqësues të stafit mbikëqyrës të Drejtorisë Rajonale të Policisë – Mitrovica Jug.
Sipas Policisë së Kosovës, ky program është pjesë e aktiviteteve të planifikuara për zhvillimin profesional të NJRSH-së, me synim standardizimin e përgatitjes dhe avancimin e kapaciteteve për përmbushjen sa më efikase të detyrave policore.
Përmes këtij trajnimi, Policia e Kosovës synon të forcojë kapacitetet profesionale dhe operative të zyrtarëve policorë, si dhe të rrisë nivelin e gatishmërisë së tyre në përballimin e situatave që kërkojnë menaxhim dhe ballafaqim me turma.
Me pak fjalë
175 zyrtarë policorë të Kosovës u certifikuan për menaxhim të turmave pas trajnimit të organizuar në Vrellë dhe Mitrovicë. Ky program, pjesë e planit profesional të NJRSH-së, synon të rritë efikasitetin dhe gatishmërinë e zyrtarëve në situata kritike.
Personat e përmendur
- Enver Zymeri - Enver Zymeri
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.