Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

30 mijë vaksina të reja kundër gripit, Klekovski paralajmëron zgjerimin e vaksinimit

12 Nën 2026, 18:20

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, njoftoi se 26 mijë vaksina kundër gripit pritet të jenë në dispozicion në Maqedoninë e Veriut deri të hënën.

Ai bëri të ditur se është siguruar edhe blerja e 30 mijë vaksinave të tjera.

Deri më tani janë vaksinuar rreth 20 mijë persona, ndërsa me furnizimin e ri numri i vaksinave në dispozicion do të arrijë në 86 mijë.

Klekovski paralajmëroi se po shqyrtohet mundësia që një pjesë e vaksinave të ofrohen edhe për qytetarët jashtë grupeve të rrezikut, kundrejt pagesës private.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

LSDM: Me ndërprerje të seancës, pushteti pengoi deputetet e opozitës të parashtrojnë pyetje parlamentare Fushata e VLEN-it kundër Ali Ahmetit po i kthehet bumerang, aktivistët e BDI-së reagojnë me kritika dhe akuza Alta Banka: Mickoski dhe VLEN-i nuk publikuan dokumente, BDI dhe LSDM kundërshtojnë me vendime Privohet nga liria 59 vjeçari, dhunon bashkëshorten dhe vjehrrën në shtëpinë e tyre