Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

61 shqiptarë dhe 105 maqedonas janë punësuar së fundi në institucionet shëndetësore në Kumanovë

13 Nën 2026, 15:30

Anëtari i VLEN në Kumanovë, Orhan Kurtishi ka publikuar shifrat e punësimit të shqiptarëve dhe maqedonasve në këto institucione.

Sipas Kurtishit, në Shtëpinë e Shëndetit, Qendrën e Shëndetit Publik dhe Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë janë gjithsej 105 të punësuar maqedonas dhe 61 shqiptarë.

Ai ka paraqitur edhe ndarjen sipas institucioneve:

* Shtëpia e Shëndetit: 36 shqiptarë dhe 6 maqedonas.

* Qendra e Shëndetit Publik: 11 shqiptarë dhe 1 maqedonas.

* Spitali i Përgjithshëm: 14 shqiptarë dhe 98 maqedonas.

Kurtishi ka bërë të ditur se në periudhën e ardhshme pritet punësimi edhe i 15 shqiptarëve, në bazë të një marrëveshjeje politike.

“Para argumenteve të gjithë heshtin, përveç propagandës së lodhur të BDI-së”, ka shkruar Kurtishi, duke iu përgjigjur kritikave të opozitës.

Sipas tij, VLEN është ende në mandatin e parë qeverisës, i cili nuk ka përfunduar, ndërsa ka kërkuar që para publikimit të akuzave për skandale, të verifikohen shifrat dhe të bëhen llogaritë.(INA)

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lexo burimin ↗

Lajme të ngjashme

Shasivari hap procesin ligjvënës ndaj publikut – Kodi i Ri Penal dhe Ligji për Procedurën Penale publikohen në ENER Tragjedi në ‘HansanBeg’ të Shkupit: Traktori lëviz vetë dhe shtyp për vdekje 67-vjeçarin në një pikë karburanti Mexhiti i reagon BDI-së: Mos e keqpërdorni Badinterin për ta bllokuar Jurisprudencën në shqip! Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë për GDP-në për banor, pas Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë