Versioni i plotë
KOSOVA

“A do të martohesh me mua?” – deputeti befason të gjithë me propozimin në mes të Parlamentit

22 Nën 2026, 00:01

Një moment i papritur dhe prekës ndodhi në Parlamentin e Uellsit të Ri Jugor, Australi.

Deputeti Jordan Lane vendosi ta përfundonte fjalimin e tij të lamtumirës me një propozim martese për partneren e tij, Natalie, me të cilën është në një lidhje për më shumë se një dekadë.

Ngjarja ndodhi gjatë fjalimit të fundit të politikanit 32-vjeçar në parlamentin e shtetit, përpara tërheqjes së tij nga politika.

Lane, i cili përfaqëson rajonin Ryde të Sidneit dhe i përket Partisë Liberale, i habiti kolegët e tij kur u kthye duke parë në drejtim të partneres së tij.

Duke iu drejtuar Kryetarit të Parlamentit, Lane njoftoi se kishte edhe një pyetje të fundit, por nuk kishte të bënte me politikën.

“Z. Kryetar, pyetja ime e fundit si deputet për Ryde është për dashurinë time të madhe, Natalie”, tha ai, duke i habitur të pranishmit.

Pastaj nxori një unazë dhe e pyeti: “A do të martohesh me mua?” Salla shpërtheu në duartrokitje dhe brohoritje, ndërsa Natalie, dukshëm e prekur nga veprimi i papritur dhe më pas u përgjigj pozitivisht.

“Do të doja që të regjistrohej në procesverbal se ajo tha ‘po’”, tha ai duke buzëqeshur. /Telegrafi

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Rama akuzon Kurti për bllokadën e muralit të Nënë Terezës, thërret konferencë për media Rama urdhëron instalimin e muralit të Nënë Terezës: "Nëse na ndalojnë, do të ballafaqojmë me ta 28 Nëntori: Flamuri shqiptar bashkon shqiptarët përtej kufijve SHBA uron Shqipërinë për 28 Nëntorin: Rubio thekson forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe politikë