Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

A i mbajti të fshehura në sirtarë lëndët Islam Abazi? Përgjigjet Saveski

13 Nën 2026, 10:30

Prokurori publik i shtetit, Nenad Saveski, në emisionin Click Plus në TV21, u ndal te puna e ish-shefit të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi, si dhe te perceptimet në opinion se disa lëndë mund të jenë mbajtur qëllimisht ose lënë në sirtar.

Saveski shpjegoi se drejtuesi i Prokurorisë nuk i trajton personalisht të gjitha lëndët dhe se për çdo kallëzim penal apo lëndë të formuar është përgjegjës një prokuror publik i caktuar.

“Ai nuk mund t’i mbajë lëndët në sirtar, sepse nuk merret me to. Çdo kallëzim penal ose çdo lëndë në atë Prokurori, trajtohet nga një prokuror publik i caktuar.

As ai, as unë nuk mund t’i themi asnjë prokurori publik: “Ti, që je përgjegjës për këtë çështje, mos e trajto! Fshihe menjanë! Vendose në sirtar!”

Ky është veprim i paligjshëm. Asnjë prokuror publik nuk mund ta lejojë këtë!

Edhe sikur ta lejojë, mos vallë ai prokurori që vepron ndaj asaj lënde, do të veprojë ndaj kërkesës së përgjegjësit të tij, në kundërshtim me atë që nesër do të konsiderohej si veprim i paligjshëm?

Pra, nuk është aq e thjeshtë sa perceptohet nga publiku. Ne kemi një sistem kontrollesh. Ne kemi një sistem, ku parimet e ligjit, të zbatimit objektiv dhe joselektiv, janë të ngulitura fort, pavarësisht se kush ndodhet në atë pozitë, në udhëheqëse apo jo”, deklaroi Saveski në Click Plus në TV21.

https://www.facebook.com/watch/?v=2427550121112953

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lexo burimin ↗

Lajme të ngjashme

Toshkovski: Iva Mihailova nuk u ndihmua nga policia, nuk është kapur në asnjë nga kamerat në pikat kufitare Fillon debati për buxhetin e vitit 2027 në RMV, janë paraqitur mbi 300 amendamente Nga e diela, gjobë 2.770 denarë për shoferët – Ja çfarë duhet të keni patjetër në automjet Nga e diela, gjobë prej 45 eurosh për shoferët – Ja çfarë pajisjesh dimërore duhet të keni në veturë