Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Adnan Azizi: Më shumë lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, më shumë lehtësime për qytetarët tanë

13 Nën 2026, 18:50

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka përshëndetur ratifikimin në Kuvend të marrëveshjes për zbatimin e sistemit “One Stop Shop” me Shqipërinë, duke e cilësuar këtë si një hap drejt lehtësimit të qarkullimit ndërmjet dy vendeve.

Azizi ka theksuar se pas zbatimit të këtij sistemi me Kosovën, tashmë ai do të funksionalizohet edhe në pesë vendkalime kufitare me Shqipërinë.

“Pas rezultateve të jashtëzakonshme që pati kjo masë me Kosovën, tani e tutje do të zbatohet edhe në 5 vendkalimet kufitare me Shqipërinë”, ka shkruar Azizi.

Ai ka theksuar se forcimi i lidhjeve me Kosovën dhe Shqipërinë dhe lehtësimi i lëvizjes së qytetarëve janë pjesë e përcaktimeve të VLEN-it.

“Më shumë lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, më shumë lehtësime për qytetarët tanë. Ky është përcaktimi i VLEN-it!”, ka deklaruar Azizi.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lexo burimin ↗

Lajme të ngjashme

Ratifikohen kontrollet e përbashkëta kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, One Stop Shop në pesë vendkalime Këshilli i Gostivarit miraton rebalancin e buxhetit për 2026 dhe programin zhvillimor për 2027 me 57 projekte infrastrukturore Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe milionat e Soravisë, edhe shqipen! Ose ti mundesh, por pastaj s’mundesh!” Blerim Abazi publikon shifrat e punësimeve në shëndetësi në Kumanovë: 105 maqedonas dhe 61 shqiptarë