Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Agim Islami pas sfidës shëndetësore: “Interesimi juaj më jep forcë të përballoj çdo pengesë”

02 Tet 2026, 22:30

Agim Islami, i cili ndodhet në burg në kuadër të rastit “Alfa”, ka kaluar ditët e fundit një sfidë shëndetësore. Pas rikuperimit, ai ka falënderuar publikisht të gjithë miqtë dhe dashamirët që janë interesuar për gjendjen e tij.

Në një mesazh të publikuar pas përmirësimit të gjendjes së tij, Islami shprehet se mbështetja dhe interesimi i njerëzve i japin forcë për të përballuar vështirësitë.

“Kur e shoh sa shumë njerëz interesohen për mua dhe mendojnë për mua, më jep forcë për të përballuar çdo pengesë”, shkruan Islami.

Ai shton se sfida shëndetësore nuk do ta ndalë, sipas tij, në betejën për drejtësi.

“Një sfidë e vogël shëndetësore nuk mund të më ndalë në betejën për drejtësi! Faleminderit që jeni pranë meje. Zoti ju shpërbleftë!”, shkruan ai.

Në fund të mesazhit, Islami rikujton vitet e vuajtjes së tij: “2008/2026 – 18 vite padrejtësi. Liri për Rastin Alfa.”

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Mexhiti dhe Ademi përplasen për Badinterin dhe provimin e jurisprudencës Mexhiti dhe Sulejmani në Ankara, kërkohet mbështetja turke për Çarshinë e Shkupit Astrit Iseni: One Stop Shop me Shqipërinë, hap i ri drejt lehtësimit të qarkullimit në kufi Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar