Versioni i plotë
SHOWBIZ

Ajo e braktisi kur u sëmur duke ikur në SHBA, ja çfarë bën ish-gruaja e avokatit Sajmir Visha pas vdekjes së tij

15 Nën 2026, 05:40

Pas ndarjes nga jeta të avokatit të njohur Sajmir Vishaj, vëmendje ka marrë edhe mungesa e një reagimi publik nga ish-bashkëshortja e tij dhe nëna e fëmijëve të tyre, Silvana Ruka.

Deri tani, Ruka nuk ka bërë asnjë reagim publik për vdekjen e ish-bashkëshortit. Ajo që bie në sy është se nga profilet e saj në Instagram dhe Facebook nuk shfaqen më fotografitë e mëparshme me Vishajn.

Marrëdhënia e çiftit kishte përfunduar prej kohësh, ndërsa ndarja ishte formalizuar edhe në gjykatë. Pas divorcit, Silvana kishte hequr mbiemrin Vishaj dhe kishte marrë sërish mbiemrin Ruka.

Vetë Sajmir Vishaj kishte folur publikisht me tone të forta për fundin e martesës, duke pretenduar se bashkëshortja ishte larguar prej tij pikërisht në periudhën kur ai po përballej me një sëmundje të rëndë. Sipas versionit të dhënë prej tij, ndarja kishte ardhur në një nga momentet më të vështira të jetës së tij.

Pas vdekjes së avokatit, megjithatë, Silvana Ruka ka zgjedhur heshtjen publike. Nuk ka pasur një mesazh lamtumire, një postim apo një reagim publik për babain e fëmijëve të saj.

Ndërkohë, largimi i fotove të përbashkëta nga rrjetet sociale është i vetmi ndryshim i dukshëm në profilet e saj pas historisë së ndarjes së çiftit.

The post Ajo e braktisi kur u sëmur duke ikur në SHBA, ja çfarë bën ish-gruaja e avokatit Sajmir Visha pas vdekjes së tij appeared first on InfoShqip.com.

Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lexo burimin ↗

Lajme të ngjashme

Thashetheme se u dhunua, Valbona Selimllari habit me deklaratën: “I kam rrahur unë!” Ganimete Musliu për herë të parë bën rrëfimin prekës, tregon pse nuk u martua dhe nuk u bë nënë kurrë Pas lajmeve për ndarjen nga Mateo, Brikena thyen heshtjen në Instagram, ka diçka për të thënë Shyhrete Behluli bën veprimin e papritur si nënë, ia zbulon Engjit sekretin që e kishte mbajtur për kaq kohë