Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

AKI ndez motorët në Bërvenicë: Jusuf Shaini merr komandën, Arkin Jahiji futet në garën për kryetar

11 Sht 2026, 13:00

Një zjarr i madh ka shpërthyer gjatë natës në Shuto Orizare të Shkupit, duke përfshirë disa dyqane të vendosura në një objekt montazhi në rrugën “Indira”.

Flakët kanë qenë të mëdha dhe kanë rrezikuar të përhapen edhe në objektet përreth, por ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit në kohë.

Sipas njoftimit të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), në aksionin për shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë 15 zjarrfikës me gjashtë automjete kundër zjarrit.

Intervenimi ka nisur në orën 03:31 dhe ka përfunduar në orën 06:45.

“Gjatë periudhës nga ora 03:31 deri në 06:45, 15 zjarrfikës me gjashtë automjete kundër zjarrit shuanin një dyqan të përfshirë nga zjarri në rrugën ‘Indira’, pa numër”, njoftuan nga QMK.

Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa detajet për dëmet materiale priten pas përfundimit të ekspertizës dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Ali Ahmeti nga Saraji: Me rininë i bëmë ndryshimet, bashkë do të vazhdojmë t’i bëjmë LSDM godet ZNAM-in pas kalimit të 30 anëtarëve: Është satelit i Mickoskit Alarm: Mashtruesit përdorin emrin e “Safe City”, qytetarëve u dërgojnë gjoba të rreme! Durmishi i përgjigjet BDI-së: Badinteri nuk është monopol i askujt!