Versioni i plotë
KOSOVA

Aktgjykimi në Hagë nis në orën 10:00, transmetimi në Kosovë me 10 minuta vonesë

17 Nën 2026, 10:50

Seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të bashkakuzuarve në rastin për pengim të drejtësisë nis në orën 10:00 në Gjykatën Speciale në Hagë.

Megjithatë, qytetarët në Kosovë nuk do të mund ta përcjellin drejtpërdrejt nisjen e seancës, pasi transmetimi publik bëhet me dhjetë minuta vonesë.

Pamjet nga salla e gjyqit pritet të shfaqen nga ora 10:10.

Aktgjykimi do të përcaktojë vendimin e trupit gjykues lidhur me akuzat për pengim të drejtësisë ndaj Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Rama: Prokuroria ndalon punimet për muralin e Nënë Terezës në Prishtinë Protesta në Tiranë: Tetë të lënduar, mes tyre një polic dhe një gazetar i huaj Ibrahim Rugova: Mesazhi i fundit për 28 Nëntorin dhe pavarësinë e Kosovës Ramush Haradinaj bën "pompa" në borë: sfida me të rinj në bjeshkë