Alarm demografik: Maqedonia drejt shuarjes, deri në vitin 2100 mund të mbetet me vetëm 860 mijë banorë!
Sipas projeksioneve demografike të Kombeve të Bashkuara, Maqedonia e Veriut rrezikon të humbasë më shumë se gjysmën e popullsisë deri në fund të këtij shekulli.
Nga rreth 1,81 milion banorë në vitin 2025, vendi mund të zbresë në vetëm 860 mijë banorë deri në vitin 2100, që paraqet rënie prej rreth 52 për qind.
Edhe pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor përballet me një krizë të rëndë demografike. Gjashtë ekonomitë e rajonit, që aktualisht kanë rreth 16,7 milionë banorë, mund të përgjysmohen dhe të zbresin në rreth 8,5 milionë deri në vitin 2100.
Shkaqet kryesore janë emigrimi, lindshmëria e ulët dhe plakja e popullsisë.
Pasojat pritet të jenë të rënda: mungesë e fuqisë punëtore, më pak nxënës në shkolla, presion mbi pensionet dhe sistemin shëndetësor, si dhe braktisje e vendbanimeve të vogla.
Projeksionet bazohen në skenarin e mesëm të OKB-së dhe nuk përbëjnë parashikim të sigurt, pasi zhvillimet demografike mund ta ndryshojnë ndjeshëm rezultatin. Inbox7.mk
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.