Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Alarm për sigurinë ushqimore: Kosova bllokon produktet e një qumështoreje nga Maqedonia, zbulohet bakteri E. coli!

13 Nën 2026, 12:40

Autoritetet e Kosovës kanë ndaluar importin e produkteve të një qumështoreje nga Maqedonia e Veriut, pasi në disa dërgesa është konstatuar prania e bakterit Escherichia coli (E. coli).

Pas këtij vendimi, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar kontroll të jashtëzakonshëm inspektues në qumështoren përkatëse.

Sipas AUV-së, ndalesa është vendosur në fillim të nëntorit, por institucioni pretendon se nuk ka marrë njoftim zyrtar nga autoritetet kosovare.

Ende nuk dihet emri i qumështores, cilat produkte janë të prekura dhe nëse të njëjtat seri janë shitur edhe në tregun vendor.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

MASH: Kina ndan dy bursa për studentët nga Maqedonia e Veriut, për vitin akademik 2027/2028 Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i shkelin policët me veturë Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë! Dramë në Çegran! Tentuan t’i shtypnin policët me BMW dhe i kërcënuan me vdekje – tre të arrestuar!