Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Ali Ahmeti kërkon zgjedhje të parakoshme: E vetmja zgjidhje për vendin janë zgjedhjet

16 Nën 2026, 22:10

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka deklaruar për TV21 se zgjidhja e vetme për situatën në vend është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ahmeti tha se edhe kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar ditë të vështira për vendin, duke vlerësuar se zgjedhjet e parakohshme janë mënyra e vetme për të qenë më afër zhvillimeve që mund të ofrojnë zgjidhje për qytetarët.

“Zgjidhja e vetme për vendin është shkuarja në zgjedhje të parakohshme. Vetë kryeministri Mickoski tha se na presin ditë të vështira. Kështu që, për të qenë sa më afër zhvillimeve që ofrojnë zgjidhje për qytetarët, e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme”, deklaroi Ahmeti për TV21.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lexo burimin ↗

Lajme të ngjashme

Osmani paralajmëron zbulime të reja: VLEN dhe VMRO-DPMNE janë në panik Osman Kadriu: Në dhjetor më përfundon mandati në Gjykatën Kushtetuese, një nga lëndët e mia është edhe rasti i Hagës Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave! Flaka Verifikon: Open Finance konfirmon pagesat për Silvete Muhamed Osmanin