Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Analisti Muça: Nga burime të sigurta një grup problematik nga Maqedonia po vjen për protestën e së shtunës

23 Tet 2026, 00:00

Analisti Flogert Muça ka ngritur dyshime për praninë e një grupi personash nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, në ditën kur është paralajmëruar një protestë e madhe në Tiranë, më 24 tetor.

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, Muça deklaroi se, sipas informacioneve që pretendon se ka marrë nga burime në terren, ekzistojnë dyshime se një grup personash mund të mbërrijë në Shqipëri të shtunën dhe të shkaktojë incidente gjatë protestës.

“Burime të mirëinformuara nga terreni, shumë konfidenciale, më kanë konfirmuar se ka dyshime shumë të forta që matanë kufirit tonë, në Maqedoninë e Veriut, po përgatitet që të vijë në ditën e shtunë një grup problematik. Fatkeqësisht, grupi që do të vijë do të jenë shqiptarë. Mund të shkaktojnë situata të pakëndshme në Tiranë”, u shpreh Muça.

Deklarata vjen në ditën e dhjetë të protestave në Shqipëri, të cilat janë shoqëruar gjatë ditëve të fundit me përplasje mes protestuesve dhe Policisë. Për 24 tetorin është bërë një tjetër thirrje për protestë të madhe përpara Kryeministrisë.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë e Veriut në shtator, turqit në krye të listës Nga e shtuna gjoba prej 45 eurosh për shoferët pa pajisje dimërore Mbi 1.000 magjistra dhe 39 doktorë shkencash figurojnë si të papunë në Maqedoninë e Veriut 30 mijë fidanë të rinj në Malin Sharr, ekspertët holandezë do të monitorojnë zhvillimin e tyre