Versioni i plotë
SHOWBIZ

Anita për Ramushin: Kur ka ditur të më zgjedhte mua, patjetër që veshjen e çan

08 Tet 2026, 12:00

Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta u martuan të dielën në një ceremoni madhështore në Prishtinë.

Në mesin e të ftuarve kanë qenë edhe Ramush Haradinaj së bashku me gruan e tij, Anita Muçaj – Haradinajn.

Në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, ata janë pyetur për veshjet në dasmë, se kush ishte përkujdesur për ta.

Anita me humor tha se Ramushi ka shije në veshje, ashtu edhe siç e ka zgjedhur atë.

“Ramushi vishet vetë por kur ka ditur të më zgjedh mua, patjetër që veshjen e çan”, u shpreh ajo.

Tutje Haradinaj theksoi: “Veshjen e kam të zakonshme, kjo është uniforma ime. Anita e ka shijen e mirë”.

Po ashtu çiftit të ri i uruan jetë të lumtur së bashku, meqë i kanë ndjekur që nga “Big Brother VIP Kosova”.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Xhemajl Azemi kërkon falje: "Ne nuk e kemi ditë për mashtrimet e djalit Qeveria shqiptare heq taksën e qarkullimit nga nafta: çmimi do të ullet me 32 lekë Tragjedi familjare në Poloni: Vëllai vret prindërit dhe motrën, pastaj sulmon në Krakov Valdrina në shtëpinë e BBVK-së: Surprizë 24-orë me Valdetin