Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Arbër Ademi demanton listën: Nuk kam përfituar asnjë pagesë nga BDI-ja

17 Nën 2026, 21:10

Ish-ministri i Arsimit dhe funksionari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar pas publikimit të një liste në disa portale, në të cilën pretendohet se figuron emri i tij si përfitues i mjeteve financiare nga partia. Ademi i ka cilësuar këto informacione si tërësisht të pavërteta, duke kërkuar tërheqjen e listës dhe paralajmëruar masa ligjore.

“Gjatë gjithë angazhimit tim politik në BDI, nuk kam përfituar asnjëherë asnjë pagesë, kompensim apo honorar nga subjekti im politik”, ka deklaruar Ademi.

Ai u ka kërkuar portalit dhe individëve që kanë publikuar informacionin që ta tërheqin menjëherë listën, të bëjnë përgënjeshtrim publik dhe të kërkojnë falje për dëmin e shkaktuar ndaj reputacionit të tij.

“Në të kundërtën, rezervoj të drejtën për të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për mbrojtjen e dinjitetit dhe reputacionit tim”, ka paralajmëruar Ademi.

Flaka Mesdia

The post Arbër Ademi demanton listën: Nuk kam përfituar asnjë pagesë nga BDI-ja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Goditi policin me veturë në Shkup: Marihuanë në makinë dhe hashash në shtëpi Maqedonia: 15 raste të shtatzënive nën 15-vjeçare në 2025 – alarmin e shoqërisë Papunësia rritet, por 103.000 punojnë në të zezë në Maqedoninë e Veriut 28 Nëntori në Maqedoni: Liderët shqiptarë urojnë Ditën e Flamurit dhe ruajtjen e identitetit kombëtar