Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Arijanit Hoxha kërkon nga Zeqirija Ibrahimi të tregojë se sa vota siguroi për kandidatin e BDI-së në Butel?

14 Nën 2026, 17:01

Arijanit Hoxha ka ngritur tone të ashpra ndaj Zeqirija Ibrahimit gjatë emisionit “Dialog te Lajmi”, duke e sfiduar atë të tregojë se sa vota i siguroi kandidatit të BDI-së në Komunën e Butelit. Në fokus të debatit për zgjedhjet lokale, Hoxha e ka akuzuar Ibrahimin për standarde të dyfishta në angazhimin e tij politik, duke theksuar se ndërsa ai bënte thirrje për të votuar shqiptarët në Brvenicë, në zonën e tij në Butel punoi për kandidatin tjetër.

Arijanit Hoxha: Pyeteni zotin Ibrahimi që bëri thirrje për Bervenicë, se nuk e di edhe sa, sa mund t’i ketë si votues pa ja nënçmu Alternativën, se sa e ndihmoi në Lubotenin e tij kandidatin shqiptar.

Tahiri: Jo. Po nuk duhet ta bëjmë debatin shumë lokalist, Po nuk është lokalist. Zoti Hoxha…

Arijanit Hoxha: Sepse S’mund të bësh një thirrje për Bervenicën, ndërsa në Butel ke punuar për, kandidatin tjetër.

Tahiri: E kam fjalën se folët për Lubotenin, sepse ai vjen nga Luboteni, i bie që unë të flas me ju për votat vetëm të shqiptarëve në Prespë, ose votat…Fshati im është Radusha…

Arijanit Hoxha: Unë s’kam bërë thirrje të, të, të ati niveli në fshatin tim. Nuk kam bërë thirrje, po unë po ju, po ju them një, një fakt, një element që nuk mund të sillesh me standarde të dyfishta. Nëse jep qëndrim unë, ja po e them publikisht edhe sot dhe njëqind vite tjera, që mes një kandidati shqiptar dhe një kandidati maqedonas, unë çdoherë thirrjen do ta bëj që të votohet një kandidat shqiptar.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur Besar Durmishi: Badinteri nuk është pronë e BDI-së, as licencë për veto politike Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar 25 shqiptarë nga 60 gjithsej, e sfidoj Frontin Evropian: A jeni mbi 40% shqiptarë? Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima dhe pesë të plagosur, mes viktimave edhe 34-vjeçarja nga Tetova