Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Arrestohet në Serbi 19-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, dyshohet për tentim vrasjen e ish-liderit të tifozëve të Partizanit

16 Nën 2026, 06:50

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, një shtetas 19-vjeçar i Maqedonisë së Veriut, me inicialet A.A., është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për tentim vrasjen e N.A., më 8 korrik 2025 në Beograd.

Sipas agjencisë së lajmeve “Tanjug”, viktima e këtij sulmi është Nenad Alajbegoviq, i njohur si Alibeg, ish-lider i tifozëve të klubit serb të futbollit Partizani. Ai ishte qëlluar me disa plumba.

I dyshuari akuzohet për veprat penale të tentim vrasjes dhe të prodhimit, mbajtjes, bartjes dhe tregtimit të paautorizuar të armëve dhe lëndëve shpërthyese, njoftoi Prokuroria e Lartë Publike në Beograd.

Sipas dyshimeve të prokurorisë, më 8 korrik të vitit të kaluar, në rrugën “Narodnih Heroja” në Beograd, A.A. kishte qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të Alajbegoviqit, i cili në atë moment ndodhej brenda automjetit të tij.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa procedurat hetimore po vazhdojnë. Gazeta Flaka

The post Arrestohet në Serbi 19-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, dyshohet për tentim vrasjen e ish-liderit të tifozëve të Partizanit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

28 Nëntori në Maqedoni: Flamuri kuq-zi i festoi 114 vjetorin e Shqipërisë Dy kosovarë me lëndime të rënda në aksident në Unazën e Shkupit: 3 automjete përplasën Ftohtësia ekstreme: -18°C në Maqedonië nga java e ardhshme Dhuna mes bashkëmoshatarëve në shkollë: I mitur rrahur nga dy në Shkup