Versioni i plotë
KOSOVA

Asamblistëve të VV iu qeshin fytyrat në Kuvend Komunal të Prishtinës, Sveçla: Ku është Përparim Rama, a po dihet?

30 Tet 2026, 17:30

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Avokati i tij, Artan Qerkini, derisa po hynte bashkë me Ramën në prokurori, nuk tregoi nëse ai do të intervistohet si dëshmitar apo si i dyshuar, duke thënë: “Statusin do ta kuptojmë gjatë intervistimit”.

Këtij lajmi duket se i janë gëzuar asamblistët e Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, të cilët bënë edhe një fotografi me këtë rast brenda Kuvendit Komunal.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! është në kuvend. Ku është Përparim Rama, a po dihet?”, shkroi asamblisti Gëzim Sveçla, duke tentuar të ironizojë.

Ndonëse ende s’është konfirmuar, sipas raportimeve, Rama do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit në lidhje me projektin e “Arkitektit të Kryeqytetit”.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Burgim i përjetshëm për dy dhe 30 vjet për të tretin në rastin Ademaj Çitaku: Kuvendi do të votojë për ligjin e Dhomat Specializuara brenda kësaj jave Kryetarja e Kuvendit: Draft i ri për Dhomat e Specializuara do të procedohet këtë javë Babai i Endrit Azemit: Falje shqiptarëve për mashtrimet e tij dhe djali nuk e di planin