Versioni i plotë
KOSOVA

Bajrami: Kurti doli para qytetarëve dhe premtoi atë që s’e bëri qe 6 vjet

13 Sht 2026, 19:00

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, bëri bilancin e qeverisjes së Albin Kurtit.

Duke iu referuar prezantimit të rezymesë nga Kurti në Kuvend, Bajrami tha se ai premtoi atë që s’e bëri qe 6 vjet.

Postimi i Hykmete Bajramit në Facebook:

Pyetja nuk është më: Çka po premtoi Albin Kurti?

Pyetja është:

Pse nuk i bëri këto që i premtoi që gjashtë vjet?

Sepse pas gjashtë vjetësh në pushtet, qytetarët nuk të gjykojnë më për premtimet, të gjykojnë për rezultatet.

Premtoi sikur mandatin e parë po e fillon sot. Sikur nuk ka qenë në pushtet për gati gjashtë vjet. Sikur nuk e ka pasur në dorë Qeverinë, shumicën në Kuvend, mbi 20 miliardë euro buxhet dhe mundësinë për t’i bërë pikërisht ato që sot i premtoi.

Por qytetarët duhet ta gjykojnë jo për atë që po premton sot, por për atë që ka bërë gjatë këtyre viteve.

E bilanci është ky:

Premtoi zhvillim ekonomik e transformim – nuk e bëri. Krejt çka ka ndodhë në ekonomi është rritja enorme e çmimeve e zvogëlimi i shportës së konsumit.

Premtoi vende pune e mirëqenie – mijëra të rinj e profesionistë e kanë lëshuar Kosovën. Sipas EUROSTAT çdo vit nga Kosova mbi 40 mijë qytetarë marrin viza pune vetëm në BE.

Premtoi meritokraci – sot s’ka asnjë institucion të pavarur. Kurti sjelli militantizëm, familjarizëm dhe punësime partiake.

Premtoi luftë kundër korrupsionit – qeverisja e tij u karakterizua me mijëra kontrata të negociuara, tenderë me grupe të whatsapp-it e dhjetëra afera të tjera.

Premtoi drejtësi – gjatë gjithë kohës gati 1/3 e kabinetit e pat me ministra me aktakuza, tash edhe me të dënuar.

Premtoi shtet ligjor – Qeveria e tij e ka shkelur mbi 20 herë Kushtetutën.

Premtoi institucione të forta – sot kemi krizë institucionale, afate kushtetuese të tejkaluara dhe bllokadë gjithëandej.

Premtoi depolitizim – institucionet dhe ndërmarrjet publike u mbushën me militantë partiak.

Premtoi 160 çerdhe – nuk i ndërtoi.

Premtoi banesa për çiftet e reja – nuk i bëri pët gjashtë vjet.

Premtoi reformë në arsim – asnjë reformë, shihni rezulzatet e PISA-s. Arsimi vazhdon me probleme të vjetra e të reja, pa reformën e premtuar dhe pa përmirësimin e cilësisë. U përplas me mësimdhënësit dhe sindikatat në vend që t’i kthente në partnerë të reformës.

Premtoi përmirësim të shëndetësisë – listat e pritjes vazhdojnë, mungojnë barna e materiale, ndërsa qytetarët vazhdojnë të detyrohen të kërkojnë shërbime në sektorin privat. Mjekët dhe profesionistët shëndetësorë vazhduan ta lëshojnë vendin.

Premtoi investime kapitale – asnjë rrugë nuk përfundu që gjashtë vjet, projektet u vonuan, shumë rrugë mbetën të papërfunduara dhe miliona euro të buxhetuara nuk u shndërruan kurrë në projekte për qytetarët.

Premtoi ekonomi prodhuese – deficiti tregtar ka arritur rekord të paparë dhe varësia nga importi mbeti e lartë.

Premtoi investime të huaja – ku janë ato investime?

Premtoi energji dhe siguri energjetike – në vend të kësaj qytetarëve u erdh shtrenjtim të energjisë, reduktime dhe mbi një miliard euro import të energjisë.

KEK-u, KOSTT-i, ZRRE-ja dhe krejt sektori energjetik janë nën kontrollin e pushtetit.

Premtoi luftë kundër monopoleve dhe mafisë energjetike – në vend të kësaj kemi licenca për kompaninë e Vuk Hamoviqit, tregti e energjisë me kosto të lart edhe të transportit e afera të tjera.

Premtoi forcim të pozitës ndërkombëtare – kurrë skemi pasur marrëdhënie me të ftohta me aleatët.

Premtoi integrim evropian – Kosova për 960 ditë ka qënë nën sanksione nga BE-së, humbëm kohë, mundësi dhe qindra miliona euro donacione, në një periudhë kur vendet e rajonit ecën përpara.

Premtoi dialog me parime – sot Kosovës i rri varur në qafë marrëveshja e Bruksleit dhe ankesi i Ohrit.

Premtoi reciprocitet e ndryshim rrënjësor të politikës ndaj Serbisë – tregtia dhe importet nga Serbia vazhdojnë me intensitet të lartë.

Premtoi shtet funksional – sot Kosova përballet përsëri me bllokadë politike dhe institucionale.

Deputetë të betuar vazhduan njëkohësisht të ushtronin funksione ministrore.

Sot, filloj mandate i dytë i katër ministrive të cilat nuk figurojnë fare në Ligjin e Buxhetit për vitin 2026, ato ministri funksionojnë dhe të shpenzojnë para publike në kundërshtim me ligjin.

Gjatë këtij viti Kuvendi u la jashtë funksionit, ndërsa miliarda euro të parasë publike vazhduan të menaxhohen pa kontrollin normal parlamentar.

Premtoi transparencë – vendimmarrja u bë gjithnjë e më e mbyllur.

Premtoi përgjegjësi – për çdo dështim fajin e kishte dikush tjetër: opozita, sindikatat, prokuroria, gjykatat, mediat, bizneset, aleatët, komunat.

Premtoi ndryshimin.

E pati pushtetin.

E pati shumicën.

I pati të gjitha institucionet.

I pati miliardat e buxhetit.

E pati kohën.

Gati gjashtë vjet.

Tash dul përsëri para qytetarëve dhe premtoi atë që nuk e bëri kur i kishte të gjitha mundësitë për ta bërë.

Pyetja nuk është më: Çka po premton Albin Kurti?

Pyetja është: Pse nuk i bëri këto për gjashtë vjet?

Pas gjashtë vjetësh në pushtet, nuk gjykohesh më për premtimet, gjykohesh për rezultatet.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Presidentja Shiroka Pula: Për Kosovën, Amerika është më shumë se një aleat Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit Ismet Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të flasësh për bashkim duke i larguar ata që e ndërtuan partinë “Na keni dhënë shumë emocione”, llogaria e Thaçit rikthen një postim të ish-presidentit në mbështetje të kombëtares