Versioni i plotë
SHOWBIZ

BBVK5 po afron, Alaudini zbulon detajin e fundit nga prapaskenat

07 Tet 2026, 00:00

Edicioni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” po afron, ndërsa përgatitjet për rikthimin e formatit në ekran tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Një sinjal i ri ka ardhur nga moderatori Alaudin Hamiti, i cili ka ndarë një InstaStory përmes së cilës ka bërë të ditur se kanë përfunduar xhirimet e klipeve për edicionin e ri.

Ky zhvillim shton edhe më shumë pritshmëritë për nisjen e sezonit, ndërsa produksioni duket se po përmbyll një nga një përgatitjet para rikthimit të spektaklit.

Puna për Big Brother VIP Kosova 5 ka nisur prej muajsh. Në fund të gushtit, Alaudini kishte ndarë edhe një pamje nga përzgjedhja e kastit, duke i mbuluar me “blur” portretet e personazheve dhe duke e cilësuar atë si “kastin më të fuqishëm deri më sot”.

Megjithëse data e saktë e premierës ende nuk është bërë publike, përfundimi i xhirimeve të klipeve është një tjetër sinjal se Big Brother VIP Kosova 5 po i afrohet gjithnjë e më shumë ekranit.

Publiku tashmë pret të zbulojë jo vetëm datën e nisjes, por edhe kastin që do të hyjë në shtëpinë e famshme.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Xhemajl Azemi kërkon falje: "Ne nuk e kemi ditë për mashtrimet e djalit Qeveria shqiptare heq taksën e qarkullimit nga nafta: çmimi do të ullet me 32 lekë Tragjedi familjare në Poloni: Vëllai vret prindërit dhe motrën, pastaj sulmon në Krakov Valdrina në shtëpinë e BBVK-së: Surprizë 24-orë me Valdetin