Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

BDI akuzon pushtetin për vonesë ndaj Etheve të Nilit Perëndimor: “Duhej vepruar më herët”

20 Gus 2026, 20:30

BDI-ja opozitare akuzon pushtetin për reagim të vonshëm për parandalimin e përhapjes së virusit të Etheve të Nilit Perëndimor. Sipas kësaj partie edhe komunat kanë përgjegjësi dhe duhet të identifikojnë zonat me rrezik dhe të kujdesen për higjienën publike. BDI thotë se qytetarët kanë nevojë për institucione që e parashikojnë rrezikun, e zbulojnë herët, përcaktojnë përgjegjësinë dhe veprojnë para se epidemia të bëhet krizë.

“Qytetarët kanë të drejtë të marrin përgjigje të plota dhe të menjëhershme. Virusi i Nilit Perëndimor është i njohur. Cikli i transmetimit, sezonaliteti, grupet e rrezikuara dhe masat parandaluese njihen prej vitesh. Sistemi shëndetësor duhej ta mbikëqyrte rrezikun herët dhe të vepronte para se pacientët të përfundonin në spital me forma të rënda të sëmundjes. Mbikëqyrja duhet ta paraprijë epideminë. Në vendin tonë, qytetarët po shohin reagim pasi situata tashmë është përshkallëzuar”. – Imrane Veliu Aliu, BDI. /Alsat.mk

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Alarm demografik: Maqedonia drejt shuarjes, deri në vitin 2100 mund të mbetet me vetëm 860 mijë banorë! Fatmir Tresi zgjidhet kryetar i ri i degës së PDSH-së në Tetovë VMRO-DPMNE: Alta Banka i ka dhënë kredi prej 5 milionë eurosh kompanisë së krushkut të Ali Ahmetit Lopët e Kriva Pallankës bëhen lajm botëror, AP publikon pamje të kaosit me mbi 1.000 krerë bagëti