Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi për Artan Grubin, akuzë absurde politike për vendim kolektiv

13 Gus 2026, 16:00

BDI shpreh shqetësim serioz për ngritjen e një aktakuze politike për përgjegjësi individuale që buron nga një vendim kolektiv. Pas dy vitesh hetim, opinioni meriton të dijë mbi cilat prova dhe argumente konkrete mbështetet një akuzë e tillë.

Ne respektojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, por njëkohësisht kërkojmë drejtësi të barabartë dhe joselektive. Vendimet kolektive nuk mund të shndërrohen në instrument për përgjegjësi selektive dhe përndjekje politike individuale.

Pikërisht për këtë arsye kërkojmë transparencë të plotë të procesit, në mënyrë që opinioni, mediat dhe ekspertët të mund të njihen me çdo pretendim, provë dhe argument të palëve.

BDI kërkon gjithashtu mbikëqyrje ndërkombëtare të hapur dhe transparente të këtij rasti. Nuk kërkojmë privilegj për askënd, por vetëm zbatim të barabartë të ligjit, proces të drejtë dhe drejtësi të pandikuar nga politika. Asnjë dëshmi, asnjë provë dhe asnjë fakt nuk e bën të bazuar këtë akuzë.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve, BDI po tenton të bllokojë ligjin për jurisprudencën Kryeprokurori Saveski zbulon se janë në zhvillim hetime ndaj funksionarëve aktualë Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit! Mexhiti dhe Ademi përplasen për Badinterin dhe provimin e jurisprudencës