Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve, BDI po tenton të bllokojë ligjin për jurisprudencën

14 Nën 2026, 05:20

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka akuzuar BDI-në për keqpërdorim të parimit të Badinterit, pasi kjo parti ka paralajmëruar bllokimin e Ligjit për provimin e jurisprudencës në Kuvend.

Në një reagim publik, Mexhiti ka theksuar se Badinteri është mekanizëm kushtetues i dalë nga Marrëveshja e Ohrit, i ndërtuar për të mbrojtur shqiptarët nga majorizimi dhe jo për t’u përdorur në përplasje partiake mes subjekteve politike shqiptare.

“Parimi i Badinterit nuk është mekanizëm i ndërtuar që shqiptari ta bllokojë shqiptarin. Badinteri nuk është instrument për gara partiake mes partive shqiptare”, ka shkruar Mexhiti.

Ai ka paralajmëruar se keqpërdorimi i votimit të dyfishtë për interesa partiake mund të krijojë precedentë të rrezikshëm edhe në të ardhmen, duke hapur rrugë për manipulimin e këtij mekanizmi dhe mbivotimin e shqiptarëve.

Mexhiti ka vlerësuar se është e papranueshme që Badinteri të përdoret për të bllokuar një ligj që, sipas tij, avancon të drejtat e shqiptarëve dhe u mundëson studentëve shqiptarë, për herë të parë në historinë e vendit, ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare.

The post Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve, BDI po tenton të bllokojë ligjin për jurisprudencën appeared first on InfoShqip.com.

Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Kryeprokurori Saveski zbulon se janë në zhvillim hetime ndaj funksionarëve aktualë Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit! Mexhiti dhe Ademi përplasen për Badinterin dhe provimin e jurisprudencës Mexhiti dhe Sulejmani në Ankara, kërkohet mbështetja turke për Çarshinë e Shkupit