Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

BDI: Haga nuk mund ta tjetërsojë historinë e luftës së UÇK-së

18 Sht 2026, 00:00

Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), e drejtuar nga Ali Ahmeti, ka diskutuar zhvillimet politike në vend, forcimin e strukturave partiake, si dhe vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në qëndrimin e saj, BDI shprehet se procesi gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së duhet parë në kontekstin e pretendimeve me të cilat, sipas partisë, nisi procesi që çoi në krijimin e Gjykatës Speciale.

“Pretendimet për trafikim organesh, që u bënë pjesë e debatit pas raportit të Dick Marty-t, nuk u dëshmuan”, thuhet në reagimin e BDI-së, e cila pretendon se procesi ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit është ngritur mbi pretendime të pabazuara.

BDI e cilëson luftën e UÇK-së si luftë për çlirimin dhe lirinë e Kosovës dhe thotë se historia e saj “nuk mund të gjykohet përmes një procesi të sajuar gjyqësor”.

Partia ka komentuar edhe protestat pas aktgjykimit në Hagë, duke i cilësuar ato si shprehje legjitime të pakënaqësisë qytetare, për sa kohë janë paqësore dhe jo të dhunshme.

“Të mos lejojmë që historia e luftës çlirimtare të Kosovës të tjetërsohet”, përfundon qëndrimi i Kryesisë Qendrore të BDI-së.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Ahmeti kërkon zbatim plotësisht të ligjit për gjuhën shqipe në procedurat shtetërore Kërcënime telefonike nga prind në shkollën "Aerodrom", Shkup: Policia zbardh rastin Inspektorat Shtetëror i Tregut kontrollon zbritjet e rreme para "Black Friday Qytetarët e Butelit vendosën gjuhën shqipe në tabelën e Mega Parkut: "Komuna nuk e ka respektuar ligjin