Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

BDI ngre alarmin: 18-vjeçari dënohet për festimin e 28 Nëntorit!

17 Nën 2026, 20:20

Një 18-vjeçar nga Kumanova, Ardi Saiti, është dënuar me tre muaj burgim me kusht për ngjarjen e 28 Nëntorit 2025, kur gjatë festimeve në qytet kishte shpalosur flamuj me simbole të UÇK-së dhe të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe”.

Gjykata Themelore e Kumanovës e ka shpallur fajtor për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit në baza kombëtare. I riu e ka pranuar fajësinë.

Pas vendimit, Saiti reagoi në rrjetet sociale: “Të dashur shqiptarë, mos dilni më me flamuj, sepse përndryshe do të përfundoni me dënim me kusht”.

Ndërkohë, BDI-ja e ka kundërshtuar vendimin, duke ngritur pikëpyetje për barazinë dhe trajtimin institucional të shqiptarëve.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Goditi policin me veturë në Shkup: Marihuanë në makinë dhe hashash në shtëpi Maqedonia: 15 raste të shtatzënive nën 15-vjeçare në 2025 – alarmin e shoqërisë Papunësia rritet, por 103.000 punojnë në të zezë në Maqedoninë e Veriut 28 Nëntori në Maqedoni: Liderët shqiptarë urojnë Ditën e Flamurit dhe ruajtjen e identitetit kombëtar