Versioni i plotë
KOSOVA

Bedri Hamza thirrje gjqytarëve të Hagës: Mendoni për pasojat, para se të vendosni më 16 shtator

12 Sht 2026, 15:30

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka mbajtur fjalim në Marshin për Lirinë.Ai ka thënë se nga sheshi i Prishtinës, iu bëhet thirrje atyre që marrin vendimin se duhet të mendojnë për pasojat para se të vendosin më 16 shtator, shkruan Gazeta Express.

“Sot në këtë shesh po e shoh Kosovën. Po i shoh njerëzit që e kanë mbajtë gjallë këtë vend në ditët më të vështira. Po i shoh veteranët që ende i kanë plagët e luftës në trupin e tyre. Po e shoh një brez të tërë që nuk e mori lirinë si dhuratë”. ka deklaruar Hamza.

“Sot kemi ardhur për të dëshmuar se Kosova kujton, nderon dhe mbron, UÇK’në”, ka shtuar ai.

“Kemi ardhur për të thënë se Kosova po pret, po e pret drejtësinë edhe tri ditë e pak orë, që na ndajnë deri më 16 shtator. Deri në vendim. Një vendim që do të lexohet në Hagë. Në Kosovë do të ndjehet, do ta njënjë familjet e dëshmorëve, veteranët, nënat që mbajnë në zemra dhimbjen e luftës, fëmijët që u rritën pa baballarët.Atyre që marrin vendimin, sot nga ky shesh iu themi mendoni për pasojat, para së të vendosni më 16 shtator”, ka thënë Hamza.

Bedri Hamza thirrje gjqytarëve të Hagës: Mendoni për pasojat, para se të vendosni më 16 shtator.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Komandanti i KFOR-it shkon për herë të dytë në Beograd brenda një muaji – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe? Presidentja Shiroka Pula: Për Kosovën, Amerika është më shumë se një aleat Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit Ismet Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të flasësh për bashkim duke i larguar ata që e ndërtuan partinë