Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Besar Durmishi: Badinteri nuk është pronë e BDI-së, as licencë për veto politike

14 Nën 2026, 16:30

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi ka reaguar ndaj qëndrimeve të BDI-së për përdorimin e parimit të Badinterit, duke theksuar se ky mekanizëm kushtetues është krijuar për mbrojtjen e shqiptarëve nga mbivotimi dhe diskriminimi, e jo për të mbrojtur interesat politike të një partie.

Në reagimin e tij, ministri thekson se asnjë subjekt politik nuk ka monopolin mbi përfaqësimin e shqiptarëve dhe se Badinteri nuk duhet të përdoret si instrument për bllokimin e punës së Kuvendit.

“Badinteri nuk është licencë për veto politike, nuk është mekanizëm për të imponuar vullnetin e një partie dhe aq më pak është pronë ekskluzive e BDI-së”, ka shkruar Durmishi.

Ai ka kritikuar gjithashtu, siç e quan, përzierjen e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve me interesat partiake të BDI-së, duke rikujtuar edhe rastin e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov.

“Prandaj, mos i ngatërroni dy gjëra krejt të ndryshme: mbrojtjen e shqiptarëve dhe mbrojtjen e interesave partiake të BDI-së!”, ka theksuar Durmishi.

Në fund të reagimit, ai ka shtuar se shqiptarët nuk kanë nevojë për kujdestarë politikë dhe se asnjë parti nuk mund të flasë në emër të një populli të tërë.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lexo burimin ↗

Lajme të ngjashme

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar 25 shqiptarë nga 60 gjithsej, e sfidoj Frontin Evropian: A jeni mbi 40% shqiptarë? Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima dhe pesë të plagosur, mes viktimave edhe 34-vjeçarja nga Tetova Thaçi: Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe do t’jetëserioz kur ta shoh Planin financiar për zbatimin e tij Futbolli dhe kujtesa shqiptare në zi: Shuhet Agron Memedi, ish-pjesëtari i UÇK-së dhe futbollisti që la gjurmë!