Biznesmeni turk që me kursimin e parave të cigareve bleu dy auto komerciale dhe një motocikletë
Biznesmeni turk Mehmet Tok thuhet se ka arritur të kursejë aq shumë para pas ndërprerjes së duhanit, saqë ka blerë dy automjete komerciale dhe një motoçikletë.
Tok, i cili drejtonte një kompani për klimatizim në Turqi, vendosi ta lërë duhanin pasi u përball me probleme shëndetësore.
Në vend që paratë t’i shpenzonte çdo ditë për cigare, ai filloi të kursente të njëjtën shumë, duke e lënë mënjanë çdo ditë.
Për këtë qëllim, ai përdori edhe një bombolë të zbrazët të gazit ftohës, të cilën e shndërroi në një arkë kursimi.
Deri në vitin 2017, pas tetë vitesh kursim, ai kishte mbledhur rreth 70 mijë lira turke, që në atë kohë vlenin afërsisht 17 mijë euro.
Historia e tij tërhoqi vëmendjen e madhe të mediave turke. Veçanërisht i famshëm u bë një video, ku ai shihet i ulur në tavolinë, i rrethuar nga një grumbull i madh monedhash dhe kartëmonedhash.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.