Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

BMW Seria 3 e re merr një motor gjashtë cilindrash më të fuqishëm

08 Sht 2026, 20:00

BMW është duke përfunduar zhvillimin e gjeneratës së re të Serisë 3, e cila do të vazhdojë të ofrojë motorë me katër dhe gjashtë cilindra.

Modeli më sportiv, M350 xDrive, do të zëvendësojë M340i dhe do të pajiset me një motor 3.0-litërsh turbo me gjashtë cilindra në linjë dhe teknologji mild-hybrid 48 volt.

Kombinimi i motorit dhe sistemit hibrid do të prodhojë 443 kuaj fuqi dhe 580 Nm çift rrotullues.

BMW deklaron se M350 xDrive do të përshpejtojë nga 0 në 100 km/h për vetëm 4.1 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale do të kufizohet elektronikisht në 250 km/h.

Një nga risitë më interesante është funksioni “Drift Moment”, i cili do t’i mundësojë makinës të dërgojë fuqinë vetëm në rrotat e pasme.

Ky funksion pritet të ofrohet përmes një përditësimi online të softuerit gjatë vitit të ardhshëm.

Përveç M350 xDrive, gama e re do të përfshijë modele më të dobëta me katër cilindra dhe të paktën një version me motor dizel.

BMW pritet gjithashtu të zhvillojë një version plug-in hybrid, duke e pozicionuar atë mes modeleve me motor me djegie dhe modeleve tërësisht elektrike. /Telegrafi/

The post BMW Seria 3 e re merr një motor gjashtë cilindrash më të fuqishëm appeared first on InfoShqip.com.

Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Tragjedia në Shqipëri: Humb jetën 42-vjeçarja nga Tetova, dy të vdekur dhe pesë të plagosur Ali Ahmeti nga Saraji: Me rininë i bëmë ndryshimet, bashkë do të vazhdojmë t’i bëjmë LSDM godet ZNAM-in pas kalimit të 30 anëtarëve: Është satelit i Mickoskit Alarm: Mashtruesit përdorin emrin e “Safe City”, qytetarëve u dërgojnë gjoba të rreme!