Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Buxheti 2027: 123,8 miliardë denarë për pensionet, 3,9 miliardë shtesë për shëndetësinë

13 Nën 2026, 09:20

Komisioni parlamentar për Financim dhe Buxhet nis sot shqyrtimin në lexim të dytë të Propozim-buxhetit për vitin 2027, për të cilin janë dorëzuar mbi 300 amendamente. Debati do të zgjasë dhjetë ditë.

Shteti planifikon të ardhura prej 395,4 miliardë denarësh dhe shpenzime prej 440,4 miliardë denarësh, ndërsa deficiti parashikohet në 45 miliardë denarë ose 3,5 për qind të BPV-së.

Për pensionet janë ndarë 123,8 miliardë denarë, ndërsa për shëndetësinë parashikohen 3,9 miliardë denarë më shumë se këtë vit. Investimet kapitale arrijnë në 40,8 miliardë denarë, kurse komunat pritet të përfitojnë rreth 36 miliardë denarë.

Për shlyerjen e borxhit publik janë planifikuar 124,6 miliardë denarë, përfshirë euroobligacionin prej 500 milionë eurosh që maturohet në vitin 2027.

Qeveria planifikon vazhdimin e projekteve infrastrukturore në Korridorin 8, autostradat Kërçovë–Bukojçan, Kërçovë–Ohër dhe Shkup–Bllacë, si dhe investime në hekurudha dhe rrugë lokale.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, deklaroi se synimi është ruajtja e stabilitetit financiar dhe ulja graduale e deficitit buxhetor.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Zjarr i ri në Bit Pazar të Shkupit, kësaj radhe digjet një “Audi” Mbi 300 amendamente për buxhetin 2027, Kuvendi nis debatin dhjetëditor Byzylykë elektronikë për të dyshuarit për dhunë në familje, propozim-ligji në Kuvend 700 milionë euro kërkesa të papaguara? Levica kërkon përgjigje nga Mickoski dhe Kostadinovski