Versioni i plotë
KOSOVA

Buzhala: Sot Republikën e Kosovës e shpëtuan prej nënshtrimit Kujta, Dulla, Hykmetja, Armendi, Arbeni dhe Janina

02 Sht 2026, 15:30

“Sot Republikën e Kosovës e shpëtuan prej nënshtrimit Kujta, Dulla, Hykmetja, Armendi, Arbeni dhe Janina”.

Ky ka qenë reagimi i gazetarit dhe analistit Berat Buzhala në rrjetet sociale, pas dështimit të paralajmëruar të konsensusit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dalë në një deklaratë për media pas takimit me Grupin Parlamentar të kësaj partie, ku ka bërë të ditur se gjashtë deputetë të LDK-së kanë refuzuar të votojnë kandidatin e propozuar në kuadër të marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje, Bekim Sejdiun.

”Me keqardhje të madhe për popullin, gjashtë deputetë të LDK-së kanë vendosur të mos e respektojnë propozimin e Bekim Sejdiut për president. Ata janë Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri”, u shpreh Abdixhiku para gazetarëve.

Këtë qëndrim të deputetëve të partisë së tij, kreu i LDK-së e ka quajtur lajm të keq për vendin, duke shtuar se në këtë fazë ata i bëjnë dëm të pariparueshëm procesit dhe rrezikojnë ta dërgojnë Kosovën drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme pa asnjë nevojë. Ndërkohë, ky grup i deputetëve ka zgjedhur të shkojë kundër linjës zyrtare të udhëheqësisë së partisë rreth këtij zhvillimi politik.(INA)

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Presidentja Shiroka Pula: Për Kosovën, Amerika është më shumë se një aleat Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit Ismet Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të flasësh për bashkim duke i larguar ata që e ndërtuan partinë “Na keni dhënë shumë emocione”, llogaria e Thaçit rikthen një postim të ish-presidentit në mbështetje të kombëtares