Versioni i plotë
KOSOVA

Ciklon i fuqishëm dhe front ftohtë: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia në shi dhe bore

23 Nën 2026, 10:10

Ciklon i fuqishëm dhe front ftohtë: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia në shi dhe bore

Një ciklon i fuqishëm në veri të Detit Adriatik do të kalojë përmes Serbisë dhe do të ndikojë fuqishëm në viset tonë, duke sjellë reshje të dendura shiu dhe më vonë edhe reshje bore.

Fillimisht, gjatë mëngjesit të sotme, do të ndjehet ndikimi ciklonik me erëra nga jugperëndimi dhe reshje shiu lokale me vetëtima dhe bubullimë. Pas kalimit të ciklonit në lindje, do të depërtojë një front ftohtë ajror nga veriu drejt jugut.

Në veri të Shqipërisë, deri në qendër dhe në Mal të Zi, priten reshjet më të dendura të shiut, ndërsa në Kosovë, veçanërisht në zonat afër kufirit me Shqipërinë dhe Malin e Zi, reshjet do të jenë më intensive.

Stuhi të forta me reshje të dendura shiu priten tashmë në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë, por do të ndalohen në viset tonë. Pas kalimit të ciklonit, do të depërtojë fronti ftohtë ajror me reshje shiu dhe në zona kodrinore-malore do të fillojnë reshjet shqote dhe bore.

Reshjet frontale nuk do të zgjasin shumë, por në fund të tyre mund të paraqiten reshje bore në disa ultësira të Rrafshit të Kosovës. Pasditen e së hënës, reshjet do të pushojnë dhe do të fillojë kthjellimi gradual i motit, me temperaturë që do të ullet dhe do të shënojë “minuse”. Gjatë ditës së hënës, do të fryjnë erëra të ftohta.

Sipas MeteoBallkan, këto ngjarje priten të ndodhën gjatë 24 orëve të ardhshme.

Të martën pritet stabilizim i motit, por do të jetë mjaft ftohtë, me acar në mëngjes dhe mbrëmje. Kjo do të jetë një shenjë serioze se dimri është shumë afër dhe temperaturat polare mund të depërtojnë lehtë në viset tonë.

Janë paraqitur disa sinjale se muaji do të mbyllet me reshje bore dhe se dhjetori do të fillojë me mot dimëror, por këto parashikime ende nuk janë të sigurta dhe mund të ndryshojnë sipas ndryshimeve në gjendjen sinoptike.

Pas temperaturave të larta të fundit, cikloni dhe fronti ftohtë do të sjellin një atmosferë më dimërore, edhe pse reshjet bore serioze në ultësira do të mbeten për tu ndjekur gjatë fundjavës së re.

Me pak fjalë

Një ciklon i fuqishëm dhe fronti ftohtë ajror do të sjellin reshje të dendura shiu dhe bore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Temperatura do të ullet dhe do të shënojë “minuse”, me sinjale të dimrit që është shumë afër.

Personat e përmendur

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Ndalohen dy serbë dhe një kosovar në Kamenicë për kalim ilegal të kufirit Endrit Azemi arrestuar në Gjilan për mashtrim me donacione 190 mijë euro Kosova: Masat emergjente për energji, por Ramadani kritikon varësinë nga importi KEDS: Nëse do të ndërprehet rryma elektrike në Pejë, Ferizaj, Gjakovë dhe Gjilan sot