Versioni i plotë
KOSOVA

Dalin detaje nga një sondazh i ditëve të fundit: LDK e AAK nën 10%

22 Tet 2026, 18:00

Ish-shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, ka publikuar të dhëna nga një sondazh i realizuar gjatë 30 ditëve të fundit mbi konfigurimin politik në Kosovë.

Sipas të dhënave të ndara nga Vela, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk kanë dallime të mëdha në përqindje për sa i përket mbështetjes. Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ndahen mes vete me vetëm 1%, ku të dyja renditen nën pragun prej 10%.

Vela ka theksuar se kjo lëvizje graduale në skenën politike mund të krijojë hapësirë për lindjen e një partie të re me orientim të djathtë. Sipas tij, një forcë e tillë do të mund të artikulonte një ofertë politike për të rinjtë dhe votuesit në zonat urbane e rurale që ndihen të papërfaqësuar nga partitë aktuale.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Sot pritet të votohet Ligji për Specialen, amendamentimi nis të hënën – kjo është procedura që pritet të ndiqet Arrestohet një zyrtar i Komunës së Prishtinës, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi PDK-ja kërkon të rrëzohet vetoja e presidentes për Ligjin për Specialen PDK dhe VV dakordohen për Ligjin për Specialen, Deliu-Kodra tregon çfarë u arrit