Versioni i plotë
SHOWBIZ

Dalin detajet e reja nga rasti i 43-vjeçares nga Klina që humbi jetën rrugës për spital- ja çka bëri burri i saj

14 Nën 2026, 19:10

TB

Ora Info Orainfo · November 14, 2026 · Info

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit 43-vjeçares Albona Morina nga Klina, e cila ndërroi jetë tragjikisht pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore gjatë një trajtimi mjekësor.

Ceremonia e varrimit zhvillohet sot, me fillim nga ora 16:00, në varrezat e lagjes Muhaxheri të fshatit Rixhevë të Klinës.

Ndërkohë, zbardhen detaje të reja lidhur me rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Sipas dëshmisë së dhënë në Polici nga bashkëshorti i të ndjerës, I.M., gjithçka kishte nisur rreth orës 13:00, kur 43-vjeçarja kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Klinë për shkak të një infeksioni në hundë.

Bashkëshorti ka deklaruar se pasi e kishte lënë gruan në kontroll, ishte larguar për të kryer një pagesë, por me t’u kthyer ishte njoftuar se gjendja e saj ishte rënduar ndjeshëm dhe se stafi mjekësor po e niste me urgjencë drejt Spitalit të Përgjithshëm Rajonal në Pejë.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se e ndjera vuante edhe nga astma.

Nga ana tjetër, QKMF-ja në Klinë ka sqaruar se pacientja kishte pësuar një reaksion të rëndë alergjik menjëherë pas fillimit të infuzionit.

Sipas tyre, gjatë pjesës më të madhe të rrugës drejt Pejës asaj i është kryer reanimim kardiopulmonar, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk ka arritur të mbijetojë.

Një pikëpyetje tjetër që po hetohet lidhet me transportin e pacientes. Mësohet se stafi i QKMF-së kishte kërkuar asistencën e Policisë për të hapur rrugën drejt Pejës, pasi autoambulanca nuk i kishte funksionale dritat sinjalizuese emergjente.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë Rajonale në Pejë, Mirsad Kelmendi, ka konfirmuar se ky aspekt është duke u verifikuar dhe rasti ka kaluar në hetime rajonale.

Me urdhër të Prokurorisë, Policia ka sekuestruar dosjen e trajtimit mjekësor dhe ka intervistuar stafin shëndetësor, ndërsa trupi i pajetë i 43-vjeçares ishte dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, para se t’i dorëzohej familjes për ceremoninë e varrimit.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Brikena me një veprim të papritur pas dyshimeve për krizë me Mateon Meda me fjalë emocionuese uron bashkëshorten për ditëlindje Krah burrit, Beharja reagon rreth Prime-it U transportua me autoambulancë pa sirena në Spitalin e Pejës, kjo është 43-vjeçarja që vdiq