Versioni i plotë
KOSOVA

Defekt në avionin Stamboll–Prishtinë, pasagjerët presin 30 minuta në kabinë

12 Sht 2026, 20:30

Një avion i kompanisë ajrore Pegasus Airlines, i cili do të kryente fluturimin Stamboll–Prishtinë (PC343), pësoi një defekt teknik gjatë procedurës së largimit nga vendqëndrimi, transmeton albinfo.

Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, avioni i tipit Boeing 737-800, me regjistrim TC-CRG, pati një problem me motorin gjatë pushback-ut. Pas një pritjeje të shkurtër, pilotët vendosën ta rikthenin avionin në portë.

Pasagjerët qëndruan për rreth 30 minuta brenda kabinës, ndërsa disa prej tyre shprehën pakënaqësi për shkak të temperaturës së lartë.

Pas kthimit të avionit në pozicionin e parkimit, pasagjerët u nxorën në terminal. Më pas u vendos që fluturimi drejt Prishtinës të realizohej me një avion tjetër.

Problemi teknik dhe pritja brenda kabinës shkaktuan shqetësim te pasagjerët. Megjithatë, në njoftim theksohet se reagimet e ashpra, me tone të larta dhe fjalor fyes ndaj ekuipazhit të kabinës, nuk janë të pranueshme.

Po ashtu, bëhet e ditur se ekuipazhi i kabinës nuk është përgjegjës për vendimmakrrjen lidhur me riparimin e defektit teknik apo zëvendësimin e avionit./Albinfo.ch

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Komandanti i KFOR-it shkon për herë të dytë në Beograd brenda një muaji – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe? Presidentja Shiroka Pula: Për Kosovën, Amerika është më shumë se një aleat Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit Ismet Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të flasësh për bashkim duke i larguar ata që e ndërtuan partinë