Defekt në ujësjellës, një pjesë e Qendrës së Shkupit mbetet pa ujë
Ndërprerja e furnizimit me ujë ka filluar në orën 13:50 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e sanimit të defektit në rrjetin e ujësjellësit.
Ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë do të ketë për një pjesë të konsumatorëve në Komunën Qendër të Shkupit, njofton NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.
Sipas njoftimit, ndërprerja është shkaktuar nga një defekt në gypin e kyçjes në bulevardin “Shën Kirili dhe Metodi”.
Pa ujë do të mbeten konsumatorët përgjatë një pjese të bulevardit, përkatësisht në segmentin nga pompa e benzinës “Makpetrol” deri te rruga “Mito Haxhivasilev Jasmin”.
Furnizimi me ujë është ndërprerë nga ora 13:50 dhe do të rikthehet pas përfundimit të punimeve për sanimin e defektit. Flaka
The post Defekt në ujësjellës, një pjesë e Qendrës së Shkupit mbetet pa ujë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.