Versioni i plotë
KOSOVA

Dekretohet Ligji për Byronë, nis faza e zbatimit për verifikimin e pasurisë

13 Nën 2026, 22:10

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka pranuar nga Presidenca dekretin për shpalljen e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Sipas Haxhiut, dekreti është pranuar dy javë pas miratimit të ligjit në Kuvend. Ajo tha se ligji po hyn në fazën e zbatimit dhe se Kuvendi do ta përcjellë nga afër procesin e themelimit të Byrosë.

“Për secilin që ushtron funksion publik, është e qartë se çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm dhe të dokumentuar”, deklaroi Haxhiu.

Kryetarja e Kuvendit tha se qytetarët do ta vlerësojnë ligjin nga rezultatet e zbatimit të tij.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet IHMK paralajmëron mot me shi gjatë vikendit, në viset malore priten reshje bore