Versioni i plotë
KOSOVA

Dështon themelimi i kompanisë komunale “Pastrimi”, Rama akuzon VV-në për sabotim

11 Sht 2026, 17:00

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka sabotuar, sipas tij, pastrimin e kryeqytetit pas dështimit të themelimit të kompanisë komunale “Pastrimi”.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka kritikuar asamblistët që votuan kundër themelimit të kësaj kompanie, duke thënë se me votën e tyre “e latë qytetin në bërllog”.

“Me votën tuaj e latë qytetin në bërllog, lagjet ku jetoni vetë, rrugët ku ecin fëmijët tuaj, familjet tuaja. Krejt qytetarët e Prishtinës i lini në bërllog”, ka shkruar Rama.

Ai ka kritikuar gjithashtu mënyrën e sjelljes së asamblistëve gjatë punimeve të Kuvendit të Kryeqytetit.

“Mos me votu me u hek bërllogu prej dyerve tona, prej lagjeve tona, prej rrugëve ku ecin fëmijët tanë, e kalon secilin nivel të logjikës. Kjo i bjen me punu kundër vetëvetes!”, ka deklaruar Rama.

Në fund, ai ka ironizuar me vendimin e asamblistëve, duke shkruar: “Seriozisht, jeni për studim!”.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Pandeli Majko trondit Asamblenë e PS-së: Kam informacion për 1 mijë orë filmime er’otike dhe korruptive, jepni dorëheqjen Komandanti i KFOR-it shkon për herë të dytë në Beograd brenda një muaji – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe? Presidentja Shiroka Pula: Për Kosovën, Amerika është më shumë se një aleat Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit