Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Dhuna policore ndaj dy të rinjve në Shkup, zv.ministri Iseni kërkon zbardhjen e plotë të rastit dhe përgjegjësi

09 Tet 2026, 15:00

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar publikisht lidhur me incidentin në Shkup, ku dy të rinj pretendojnë se kanë qenë viktimë e dhunës nga pjestarë të policisë.

Përmes një deklarate zyrtare, Iseni ka bërë të ditur se Kontrolli i Brendshëm tashmë ka nisur hetimet dhe ka garantuar se do të ketë llogaridhënie të plotë në rast se konstatohen shkelje të autoritetit ligjor.

Ja postimi i plotë i zëvendësministrit Astrit Iseni:

“Pretendimet për dhunë policore ndaj dy qytetarëve më 7 tetor në Shkup duhet të zbardhen plotësisht. Kontrolli i Brendshëm po heton rastin dhe, nëse konstatohen shkelje, do të ketë përgjegjësi. Si zëvendësministër i Punëve të Brendshme, qëndrimi im është i qartë: uniforma është përgjegjësi për të mbrojtur qytetarët dhe për t’i shërbyer ligjit. Çdo keqpërdorim i autoritetit cenon besimin dhe dinjitetin e institucionit.

Përkushtimi ynë është një polici që vepron me profesionalizëm dhe jep llogari.

Transparenca dhe llogaridhënia janë thelbësore për besimin në polici.

Qytetarët do të njoftohen në kohë për rezultatet e hetimit dhe masat që do të ndërmerren.”

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Borë në Strazhë: Rrugët e Maqedonisë perëndimore të hapura, por me rrezik të shembjeve Pasholli zbulon: Deputete VMRO deklaron "ka përfunduar koha e Ohrit Musa: BDI anashkaloi shqipen edhe në pushtet, nuk është vetëm kritikë ndaj Sali Agim Islami po mbush 18 vjet në burg: Sela kritikoi selektivitetin e drejtësisë në Maqedoni