Versioni i plotë
KOSOVA

Djali i Thaçit: Të presim në Kosovë, babë, bashkë me shokët

12 Sht 2026, 21:00

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka reaguar pas përfundimit të “Marshit për Liri”, i mbajtur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Përmes një fotografie të publikuar në “Instastory”, Endrit Thaçi ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në marsh, duke shprehur pritshmërinë për kthimin e babait të tij në Kosovë, së bashku me tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së.

“Faleminderit Kosovë, të presim në Kosovë, babë, bashkë me shokët, UÇK”, ka shkruar ai.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Komandanti i KFOR-it shkon për herë të dytë në Beograd brenda një muaji – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe? Presidentja Shiroka Pula: Për Kosovën, Amerika është më shumë se një aleat Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit Ismet Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të flasësh për bashkim duke i larguar ata që e ndërtuan partinë