Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Dy kumanovare dhe 5 bankierë nën hetim për mashtrim mbi 12 milionë denarë

22 Tet 2026, 11:00

Dy gra nga Kumanova dhe pesë punonjës banke janë kallëzuar penalisht nën dyshimin për mashtrim, keqpërdorim të të dhënave personale dhe të pozitës zyrtare.

Sipas policisë, nga janari deri në korrik 2026, njëra nga gratë dyshohet se ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve në 18 raste për të marrë kredi të shpejta pa pëlqimin e tyre. Paratë, në vlerë prej 12.221.500 denarësh, dyshohet se i kanë përvetësuar dy gratë, ndërsa pesë bankierët dyshohet se ua kanë mundësuar realizimin e skemës.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

LSDM dhe BDI paralajmërojnë padi për rastin „Alta Banka“, në shënjestër VMRO-DPMNE dhe VLEN Mickoski: S’ka zgjedhje të parakohshme, BDI dhe VLEN ndahen 0,8 pikë Alta Banka: Mickoski nxjerr vendimin e 2023, BDI e quan gënjeshtër Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë e Veriut në shtator, turqit në krye të listës